Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

“Vetingu jetik”, Braçe: Drejtësia e vjetër ende rrjep lëkurët e njerëzve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se vetting është interes jetin për shqiptarët prandaj dhe dueht të çohet përpara, referuar zgjatjes së afateve të komisioneve të KPA-së dhe KPK-së që u mbaron mandati në qershor të vitit që vjen.

Më tej Braçe shkruan se Partia Socialiste ka ndërmarrë Reformën më të madhe në këto 100 vite e cila po arrin rezultatet e para.

“#PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik”, shkruan Braçe.

Ai e mbyll duke thënë se: Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend!

Postimi i plotë:

VETINGU ESHTE INTERES PUBLIK, JETIK!

DEEJTESIA E VJETER ENDE RRJEP LEKURET E NJEREZVE TE ZAKONSHEM!

Na është kërkuar që të jemi të qete, te mos i përgjigjemi provokimeve, te mos hymë ne konflikt, lufte etj; po a mjafton kjo?

Ka një mendim te gabuar se Paqja vjen kur mbaron Lufta; ne fakt Paqja vjen kur ka Drejtësi.

#PARTIASOCIALISTE ka ndërmarrë Reformën më të madhe në 100 vite, më të mbështeturën ndër njerëz dhe që po arrin rezultatet e para, domethënëse, të qëndrueshme, kur po shemb një sistem që ka qenë fuqia përtej votës, demokracisë, qoftë e politikanëve hajdutë që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për tu mbrojtur nga drejtësia, qoftë e një grushti biznesmenësh apo kriminelësh që synimin e fundit kanë të kthejnë në farsë çdo pushtet politik;

ËSHTË NË NDERIN TONË – TË RIENERGJIZOJME REFORMËN NË DREJTËSI, TA SHTYJME PËRPARA NË TË NJEJTËN RRUGË, DUKE E PËRMIRËSUAR E PËRSOSUR, TE COJME VETINGUN E PROKUROREVE E GJYQTAREVE DERI TEK I FUNDIT, PA U TUNDUAR, PA E NEGOCIUAR, MADJE DUKE I MBAJTUR DUART CILITDO QË I FUT ATJE PREJ NGA DUART E POLITIKANËVE, BIZNESMENËVE E KRIMINELËVE DUHEN LARGUAR PËRFUNDIMISHT;

NDËRTIMIN E SECILIT INSTITUCION TË DREJTËSISË SË RE SA MË PARË E DERI NË FUND, PËR TË QENË FUNKSIONALE, EFIKASE DHE E PASTËR PËR NJEREZIT;

NDJEKJEN PENALE TË ÇDO ANËTARI TË ATIJ SISTEMI QË TANI ËSHTË JASHTË POR PAFUND I PASUR NË MËNYRË TË PALIGJSHME.

Kur shoh ne @fiksfare_topchannel se ne gjykata, ka gjykates, kancelare, sekretare, avokate qe mbajne ne kembe nje biznes tarifash korrupsioni qe i kane rrjepur shqiptarit edhe lekuren e fundit per #DREJTESI, jam i bindur qe #VETINGU duhet te shkoj deri tek i fundit nder ta;

PER TE SHKULUR KETE SISTEM TE DREJTESISE SE VJETER!

Drejtesia eshte përtej çdo interesi;

Prej themelimit të shtetit, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Musolini, Enver Hoxha, Ramis Alia, Sali Berisha bënë DREJTËSINË E TYRE, dështuan të bëjnë drejtësinë e pavarur, të barabartë, funksionale e për këtë shkak të besueshme.

Drejtësia dhe një vend i drejte përmes saj, do jetë kontributi më i madh në 100 vite në këtë vend!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img