Një 52-vjeçar, efektiv policie ka vrarë veten pasditen e së martës ndërsa ndodhej me shërbim në pikën e bllokimit të automjeteve në Dragot të rrethit të Tepelenës.
Sipas Policisë së Gjirokastrës, polici ishte efektiv i komisariatit të Përmetit dhe në kushtet e depresionit ka përdorur armën e shërbimit. Kolegët e tij e kanë gjetur të pajetë në vendin e shërbimit.