Hapësire reklamuese

Showbiz

Vetëvritet modelja e njohur 25-vjeçare, Ardian Bujupi publikon fjalët prekëse: Ishte një ëngjëll

Shkruar nga Newsbomb

Modelja e njohur gjermane, Kasia Lenhardt, ka kryer vetëvrasje në moshën 25-vjeçare.

Kasia Lenhardt e cila njihet për lidhjen me futbollistin e Bayern, Jerome Boeateng, është gjetur pa jetë në apartamentin e saj në Berlin.

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar se kishte edhe një shoqëri me modelen e njohur.

Atij i duket e pabesueshme vdekja e 25-vjeçares në mënyrë krejt të papritur.

”Nuk mund ta besoj, por më duhet ta përballoj! Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa kemi qenë duke folur këto ditë për projektin e ri që donim të bënim bashkë. Ajo ishte plot me energji dhe vetëbesim. Kjo ka ndodhur nga njerëzit që të gjykojnë dhe bullizojnë në çdo moment. Diçka duhet të ndryshojë! Vdekja e saj duhet të jetë një mësim për të gjithë, si vdekja e Princeshë Dianas!! Pusho në paqe ëngjëll!" shkruan Bujupi.

bujupiweg.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll