Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vetëvritet 22-vjeçari në Tiranë, mister shkaqet

Shkruar nga Newsbomb

Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në Tiranë duke u vetëvarur në banesën e tij.

22-vjeçari me inicialet K.C është gjetur i varur në banesë nga familjarët të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë por nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë.

Sakaq hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë të riun të kryejë veprimin fatal.

“Më datë 26.04.2018, në rrugën “Ahmet Qorraliu”, në banesë është vetëvarur, shtetasi K.C, vjeç 22. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu