Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vetëvrasja e të riut gjerman në Tiranë, dëshmitari rrëfen reagimin ç’njerëzor të kalimtarëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f956f9f356510b46ab586764cee0d1fe

Një person që ka qenë dëshmitar gjatë vetëvrasjes së shtetasit gjerman pasditen e sotme në kryeqytet, tregon reagimin ç’njerëzor që kanë pasur sipas tij disa prej kalimtarëve në atë zonë.

Në një reagim dërguar revistës Anabel, shtetasi me iniciale G.B tregon se si dy djem i bënin thirrje 25 vjeçarit që të hidhej nga vinçi, ndërsa një tjetër kishte shfaqur gëzim teksa kishte filmuar të riun duke u vetëvrarë.

“Isha prezent kur ai i shkreti u hodh nga vinçi tek 9-katëshet. Veç asaj pamje tmerruese, më ka ngel në mendje reagimi i disa çunave që ishin aty dhe po e filmonin. Dy të tjerë bërtsinin: ‘hë mo ti hidhu po ta mbajti, pse nuk hidhesh’, ndërkohë që ja benin dhe me shenjë me dorë që tu hidhte. Duket se dëshira e tyre u plotësua dhe mos befshij pikën e hajrit ata. E si të mos mjaftonte kjo sapo ky i shkreti u përplas në asfalt një tjetër bërtiti: ‘Ej e çuna , e kapa në video me rop shpie’, ndërkohë që në fytyre kishte buzqëshjen e një djalli. Anabel. Me këto njerëz që as ndjenjën njerëzore nuk e kanë në nivelin e duhur s’besoj se do ketë hajër noj her shoqëria jonë. Shpresoj që me kalimin e kohës të ndërgjegjësohen e të behen në rradhë të parë njerëz! Me respekt G.B”, ishte reagimi i dërguar revistës.

Dimo Dralla u vetëvra sot duke u hedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim në kryeqytet.

Lexo edhe: Identifikohet 25 vjeçari që u hodh nga vinçi, është shtetas gjerman

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img