Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në Tik Tok, nesër protestë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Opinioni publik u trondit shumë nga ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Durrës, ku Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës me fotoksinë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale.

Pas ngjarjes së rëndë të përsëritur, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku paralajmërohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.

E sulmuar në Tik Tok, pasi i hapën profil denigrues, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të vogël.

Poster ku lajmerohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30 Poster ku lajmerohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30

Lexo edhe: E bullizonin në TikTok, 41-vjeçarja nga Durrësi i dha fund jetës me fotoksinë

Sipas dyshimeve paraprake, ndaj të ndjerës është përdorur gjuhë denigruese dhe tallëse nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte në zonën e Fllakës. Me emrin e saj janë hapur profile denigruese në rrjetin social TikTok duke i krijuar një situatë tepër të rënduar psikologjike dhe fatkeqësisht nuk ka mundur ta kapërdijë dot.

Burime për Newsbomb bëjnë me dije se materialet në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Lexo edhe: Nëna e katër fëmijëve piu fostoksinë, burri: Fotot i shpërndante kushërira

Uniformat blu ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë dhe kanë marrë në pyetje personelin e fasonerisë për të zbuluar autorët që fshihet pas kësaj skeme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese