Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Vetëvrasja e gjimnazistes me pistoletë në dhomën e gjumit, rrëfejnë prindrit e vajzës: Kur ikëm në punë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

566c8b506cbe4613aad972a80689e04d

Prindërit e vajzës 17-vjecare, me inicialet E.T. që i dha fund jetës, duke u vetevrarë me nje plumb një gjoks kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë. Ata jane tmerruar kur kanë parë vajzën e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.

Prinderit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë. “Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje.

Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë, shkruan “Panorama”. Ata do të merren sërish në pyetje nga hetuesit në një moment të dytë.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img