Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, Balla: Duhet të parandalojmë dhunën

Shkruar nga Newsbomb
Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit, Balla: Duhet të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për rastin tragjik të 41-vjeçares Bedrie Loka, që i dha fund jetës pas fyerjeve që iu bënë në “Tik Tok”.

Balla ka dalë me këtë reagim pasi ngjarja ka krijuar shumë reagime në rrjet si dhe tronditje në opinionin publik. Ai thotë se duhet bërë gjithçka që të eliminohet dhuna ndaj vajzave e grave qoftë edhe online.

Duhet të bëjmë gjithçka për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Jemi në kushtet e një situate emergjente që kërkon një adresim të menjëhershëm dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e ligjit, por duke u bërë të gjithë bashkë”, është shprehur Balla, duke shtuar: “Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, - tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese