Hapësire reklamuese

Rajoni

Vetëvendosje refuzon ftesën e Hotit për t’ju bashkuar delegacionit për dialog në Uashington

Shkruar nga Newsbomb

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kryeministrit, Avdullah Hoti, për të qenë pjesë e delegacionit të Qeverisë për dialog me Serbinë.

 

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se Qeveria Hoti është jo legjitime dhe jo kredibile, prandaj edhe nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Hotit.

“Thirrjet e kësaj qeverie për unitet dhe gjithëpërfshirje, sfidohen nga vet veprimet dhe shterpësia e saj. Kjo qeveri është jolegjitime dhe jokredibile pasi që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe nuk buron nga vota e tij në zgjedhjet e fundit. I mungon platforma me parime dhe vija të kuqe për procesin e dialogut – ndonëse një dokument të tillë e parasheh në programin e saj qeverisës. Nuk ka mbështetje të gjerë në Kuvend ku është e varur nga secila votë e Listës Serbe, dhe i është nënshtruar Serbisë dhe çdo kërkese të saj deri më tan”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien ka ftuar udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington më 4 shtator. Bisedimet e njoftuara për në 2 shtator u shtynë dy ditë për arsye planifikimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu