Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Vetëvendosje nxjerr videon dhe denoncon numëruesit në Tepelenë: Vendosën “X” sipas qejfit në fletën e votimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Tiranë ka publikuar një video, ku denoncon ndërhyrjen në fletën e votimit nga numëruesit në KZAZ nr.79 në Tepelenë.

Në një postim në Facebook, LVV shkruan se numëruesit kanë vendosur sipas dëshirës një “X” në fletën e votimit gjatë procesit të numërimit.

LVV thotë se e kanë denoncuar rastin dhe kanë dërguar pamjet filmike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, duke kërkuar marrjen e masave të mënjëhershme nga KQZ dhe ndjekje penale nga organet e drejtësisë.

Postimi i plotë i LVV:

Ende asnjë masë nuk është marrë për këtë krim elektoral

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në datën 26.04.2021, është konsumuar kjo vepër penale në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave, të cilët kanë vendosur sipas dëshirës shenja “X” në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.

E kemi denoncuar edhe më herët këtë vepër penale, me një tjetër video amatoriale në datën 26 prill 2021.

Kësaj radhe po nxjerrim pamjet filmike të kamerave 360 gradë që kemi siguruar nga KQZ-ja. I njëjti material filmik është depozituar edhe mbrëmë si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS.

Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë. Pavlefshmëria dhe përsëritja e zgjedhjeve është standardi minimal për të nisur rimëkëmbjen e demokracisë.

Tiranë, 11 maj 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Më shumë

spot_img
spot_img