Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vetëvendosje mirëpret vizitën e Kerry në Kosovë: Qeveria po e përdor mbështetjen amerikane në favor të Serbisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d7caaea57b3eba1f634f1eade6e94f61

Partia Lëvizja Vetëvendosje, e ka cilësuar shumë të rëndësishme vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në Kosovë, ndërsa ka kritikuar qëndrimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Në një deklaratë të kësaj lëvizjeje thuhet se vizita e sekretarit Kerry, “ishte vizitë e një zyrtari të nderuar të një vendi aleat për Kosovën, dhe si e tillë respektohet nga spektri politik e qytetar në Kosovë. Orientimi gjeopolitik i Kosovës, në këtë botë e cila funksionon në logjikën e kampeve, është i përcaktuar qartë dhe nuk ka alternativa të tjera”.

Por, sipas Vetëvendosjes “qeveria e Kosovës nuk po e përdor përkrahjen dhe respektin e Amerikës për Kosovën, për fitore ndaj Serbisë, por po e keqpërdor atë në funksion të projekteve të Serbisë në Kosovë”.

Qeveritarët e Kosovës duhet të kërkojnë prej SHBA-së ndihmë për të ndërtuar një ekonomi prodhuese, një drejtësi funksionale, arsim e shërbime publike cilësore, dhe mbi të gjitha ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që partneriteti me SHBA-në të zhvillohet edhe më tej edhe të bëhet edhe ushtarak.

“Por një politikë të tillë të jashtme Kosova nuk do ta ketë për sa kohë të qeveriset nga njerëz të cilët për shkak të frikës nga ndëshkimi i korrupsionit duan të mbajnë me çdo kusht veten në pushtet”.

Mesazhi i zotit Kerry, sa i përket demokracisë përfaqësuese dhe shenjtërisë të Kuvendit, është shumë i rëndësishëm, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se parlamenti i Kosovës “është cenuar dhe është degraduar pikërisht përmes ushtrimit arrogant të pushtetit nga shumica e cila po zhvillon një formë të diktaturës së numrave. Ka qenë kjo shumicë që, në rastin e amandamenteve për Gjykatën Speciale, i ka përsëritur votimet e Kuvendit, duke mos e respektuar vendimin e parë të këtij organi që zoti Kerry e cilëson të shenjtë.

Kjo shumicë arrogante, e mishëruar në pushtetin e Thaçit e Mustafës, ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk i ka diskutuar më parë në Kuvend, duke anashkaluar kështu parimin kryesor të demokracisë, që është përfshirja e respektimi i opozitës. Thirrjet e sotme të Isa Mustafës për dialog në Kuvend janë hipokrite, pasi janë post-festum. Tërheqja nga marrëveshjet do të nënkuptonte kthim në normalitet të institucioneve. Përndryshe, të thërrasësh për dialog mbi një fakt të kryer, s’është gjë tjetër përveçse një tallje që zoti Mustafa ia bën demokracisë”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje vlerëson thirrjen e zotit Kerry për gjykimin dhe ndëshkimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. “Por, në shtetin tonë fatkeqësisht është instaluar një kastë politike e cila njëson pushtetin shtetëror me atë ekonomik e me atë mafioz. Kjo kastë politike jo rrallë ushtron ndikim të fortë mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatat madje dhe mbi mediat e mbi shoqërinë civile. Për të çrrënjosur këtë kastë kriminale, ne kemi nevojë edhe për ndihmën e partnerëve si SHBA-ja”.

“Ne kemi besimin e plotë se SHBA, si edhe vendet e tjera aleate të Kosovës, do të përkrahin forcimin e sovranitetit të Kosovës, si edhe demokratizimin e jetës politike në vend, si dhe do të dënojnë dhunën e papranueshme e përjashtimin që ushtrohet në Kosovë ndaj opozitës aktuale, e cila shumë shpejt do të jetë qeveria e nesërme”, thuhet në reagimin e lëvizjes Vetëvendosje.

Lexo edhe:

John Kerry në Prishtinë: Marrëveshjet me Serbinë tregojnë lidership, partitë të largohen nga dhuna

Kerry vetëm pak orë në Prishtinë, por ja çfarë i bëri përshtypje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img