Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Vetëvendosje e futin në listën e “shkatërruesve të Kosovës”, reagon Behgjet Pacolli: Unë kam nënshkruar Pavarësinë, i solla vendit 40 njohje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit publikoi pak ditë më parë një spot që shigjetonte disa nga liderët e Kosovës dhe i quante ata shkatërrues të vendit. Mes tyre ishte Pacolli, Hashim Thaçi e të tjerë.

“E shoh veten në një video skandaloze të publikuar nga partia më e madhe e Kosovës, partia që sot qeverisë Kosovën tonë. Në atë video jam quajtur shkatërruesi. Jo, zotërinj, shkatërruesit jeni ju që vetëm konsumoni paranë e taksapaguesve e në këtë rast edhe paratë e mia. Më tregoni çka keni bërë Ju për Kosovën”, shkruan Pacolli dhe liston disa nga arsye përse ai nuk është “shkatërrues i Kosovës”.

“- Unë kam nënshkruar pavarësinë e Kosovës, ju jo.

– Unë kam promovuar vendin në tërë botën, i kam sjellur mbi 40 njohje, e ju, asnjë …

– Unë kam krijuar ekzistencë financiare për mbi 60.000 qytetarë të Kosovës që nga koha nga kur ju ende nuk keni ekzistuar.

– Unë kam ndihmuar e ndihmoj njerëzit në nevojë të Kosovës me dhjetra miliona euro e ju vetëm i shfrytëzoni ata njerëz.

– Unë kam ndërtuar dhe dhuruar universitete, shkolla, ndërtesa e shumëçka, e ju asgjë.

– Kam rindërtuar me shije, hapësirat në ndërtesat ku ju edhe sot punoni (Parlamentin, presidencën, ministrinë e punëve të jashtme e shumëçka, e ju jo që nuk i keni ndërtuar apo mirëmbajtur, por jeni përpjekur edhe ti shkatërroni.

– Sot shëroj me dhjetëra pacientë jashtë vendit dhe i financoj me dhjetëra studentë jashtë vendit e ju asnjë.

Është turp për ju! Këto dy vite Kosova po degradohet në çdo aspekt, infrastruktura, ambienti e çdo gjë tjetër që ka nevojë për dorën e njeriut të cilën ju nuk jeni në gjendje të jepni. Deri tani vetëm keni sharë e fyer e nëse vazhdoni kështu nuk di si do të duket Kosova…

Unë shpresova dhe besova se ju do të punoni për Kosovën dhe unë ju votova, sepse mendova se e meritoni votën time. Nuk gjej fjalë se sa poshtë mund të shkosh. Sinqerisht nuk kisha në plan të reagoja, por kjo nuk është hera e parë që luani me personalitetin tim. Drejtoni vendin si duhet ose largohuni”, vijon Pacolli.

Lexo edhe: Vetëvendosja sulmon kundërshtarët, quan shkatërrues të Kosovës Thaçin, Veselit e të tjerë, ish-krerët e UÇK që janë sot në Hagë

Më shumë




spot_img








spot_img