Hapësire reklamuese

Rajoni

Vetëvendosje e bindur: Rrëzimi i qeverisë Hoti është çështje ditësh

Shkruar nga Newsbomb
Arberie Nagavci

Rreth një muaj më parë Lëvizja Vetëvendosje inicioi mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti, por nuk mori mbështetjen e partive të tjera.

Por pavarësisht kësaj, partia e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti thotë që rrëzimi i kryeministrit Avdullah Hoti është vetëm çështje ditësh.

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Arbërie Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është i pashmangshëm. Ajo rendit arsyet se pse koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LDK duhet të bjerë.

“Kurdo që cilado partitë, qoftë ato që janë në opozitë apo në qeverisje do të marrin vendimin për mbështetje të mocionit për rrëzimin e qeverisë, do të ishte një veprim në të mirë të vendit, e jo për mbështetje të LVV-së. Rrëzimi i kësaj qeverie është i pashmangshëm, është vetëm çështje ditësh, kohësh se kur do të ndodhë kjo, por sa më herët që të ndodhë, është më mirë për vendin”, thotë ajo.

“Për fat të keq tashmë është e qartë se deklaratat e kryeministrit Hoti ndërrojnë nga dita në ditë. Kishte premtuar se dialogu do të vazhdojnë vetëm për njohje finale. Por përfundojë me diçka që e pengon Kosovën edhe në realizimin e të drejtave të saj Kushtetuese…kryeministri Hoti asnjëherë në Kuvend nuk ka sjell një platformë asnjë herë nuk e ka bërë të qartë në mënyrë të dokumentar për Kuvendin se çka konkretisht janë çështjet për të cilat nuk mund të shkojë Kosova ose për kërkesat tona që duhet t’i bënim në raport me Serbinë. Gjithmonë deklaratat e tij kanë qenë shumë të përgjithshme kanë qenë të tilla që janë munduar të ikin të vërtetës që ai faktikisht është në një detyrë që i është përcaktuar në krye të qeverisë që është. Pra kryeministri Hoti është në këtë detyrë për të realizuar projekte veçse i ka nisur presidenti Thaçi”, u shpreh Nagavci.

Nagavci për KosovaPress foli edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Gjatë kësaj kohës sa është në detyrën e kryeparlamentares sigurisht që kemi pasur një bashkëpunim. Besojmë dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të rritet edhe në të ardhmen. E dini se si LVV i kemi pasur të qarta qëndrimet tona, të vazhdueshme dhe të shprehura në mënyrë publike. Kështu që të gjithë ata që ndihen të afërt dhe besojnë në parimet dhe qëndrimet që i mbështesin jemi të gatshëm dhe interesuar për bashkëpunim. Sigurisht zonja Osmani si gruaja më e votuar dhe person që ka qëndruar prapa qëndrimeve të saj për një kohë të gjatë ne presim të kemi një bashkëpunim dhe kjo është e mirëseardhur”, përfundoi Nagavci.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.