Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vetëvaret me litar 500 metra larg shtëpisë adoleshentja, shkak gjendja e rënduar psikologjike

Shkruar nga Newsbomb

Një adoleshente në Pukë, ka vendosur t’i jap fund jetës duke u vetëvarur në një pemë 500 metra larg nga banesa në të cilën jetonte.

Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetu atë pajetë, në vendin ku D.K 17 vjeç është vetëflijuar.

Sipas Policisë, adoleshenta ka qenë në gjendje depresioni dhe nuk ka qenë hera e parë që ajo e ka ndërmarë këtë veprim. Familjarët kanë thënë në polici se afërmja e tyre në gjendje depresioni ka provuar dhe herë të tjera t’i japë fund jetës, por është kapur në momentet e fundit.

Naterialet janë dërguar në prokurori për veprën penale “Shkaktim i Vetëvrasjes”

Njoftimi i plotë i policisë së Pukës:

Komisariati i Policisë Pukë Më datë 08.07.2017, u referuan materialet hetimore Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasen D. K, 17 vjece, banuese në fshatin Pletë, Njësia Administrative Luf – Qerret, Pukë, sepse në orën 16:30, është gjetur nga familjarët, në një distancë rreth 500 m nga banesa, e vetvarur, me një litar në një pemë, me pasojë vdekjen. Nga veprimet hetimore ka rezultuar, gjendja e depresionit, e cila ka tentuar dhe herë të tjera në forma të ndryshme që të kryejë të tilla veprime, gjë që është parandaluar nga familjarët. Vepra penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” Neni 99 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu