Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“Vetëm unë nuk po flija, e pashë ngjarjen me sy”, i mbijetuari i tragjedisë në Bullgari rrëfen tmerrin: Theva xhamin e dritares, brenda ishte tym i zi

Lajme të ngjashëm

Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari, ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.

Ai ka treguar nga spitali se i është dashur që të thyejë xhamin e dritares së autobusit, pasi gjithçka brenda tij ishte e mbuluar nga tymi.

Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panikë e madhe.

Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.

Më shumë