Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Vetëm pak pasi u emërua ambasadore në Romë fyen gazetarin, MPJ nis procedurat disiplinore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f42d21d457d5045004e48d60bc03caa7

Ofendimi i ambasadorës së Kosovës në Romë, Alma Lamës drejtuar gazetarit Xhemajl Rexha dhe KTV-së, është bërë shkak që Ministria e Jashtme t’i tërheqë vërejtjen stafit të saj diplomatik.

Letra e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së nuk i është drejtuar vetëm ambasadores në Itali, por të gjithë ambasadorëve të Kosovës.

Në këtë udhëzim, të cilin e ka siguruar KTV-ja, stafi diplomatik udhëzohet që të mos marrë qëndrime politike dhe të respektojë hierarkinë në MPJ sa herë të kenë kontakt me mediat.

“Shërbimi i jashtëm përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës jashtë vendit dhe çdo qëndrim që mund të bëhet për tema të brendshme në Kosovë, paraqet shkelje të këtij rregulli”, thuhet në këtë letër.

Ambasadorja e Kosovës në Itali, ish-deputete e LDK-së, ka reaguar pas stories së publikuar në Interaktiv, ku asaj i kujtohen deklaratat e dhëna për Presidentin e vendit dhe votimin për të. Mosrespektimi i këtij udhëzimi, pason me marrjen e masave disiplinore për të gjithë pjesëtarët e shërbimit të jashtëm.

Në Prishtinë ndërkaq MPJ ka nisur procedura disiplinore ndaj ambasadores Lama. Për fyerjen e ambasadores Lama ka pasur reagime të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.

Më shumë

spot_img
spot_img