Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Vetëm pak orë pas lirimit të Alvinit, gazetari publikon fotot e vogëlushve: Të gjejmë EVËN dhe ENDRIN (HISTORIA TRAGJIKE E FËMIJËVE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3e9eaf2c22e80cf7a42fb37964b68bc7

Vetëm pak orë pasi u sigurua se Alvin Berisha është rrugës drejt Italisë për tu bashkuar me të atin, gazetari i Le lene, Taulant Kopliku, lancon në rrjetet sociale një tjetër sfidë për dy fëmijë të tjerë. Eshtë Eva dhe Endri Dumani, dy fëmijët që gjithashtu janë në Siri, dhe që duhet të kthehen në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Gazetari ka nxjerrë fotot e lejeve të tyre të kalimit, të zyrës konsullore në Ministrinë e jashtme, por që kanë një datë skadence në janarin e këtij viti, pra duket se nuk janë më të vlefshme.

Eva Dumani, tani është një adoleshente 14 vjeçare, dhe nuk dihet sesi është gjendja e saj, në dokumente ka vitlindjen 2005.

Endri Dumani, është dy vjet më i vogël se e motra, 12 vjeç, thuajse në moshën e Alvinit, me vitlindjen 2007, raporton newsbomb.al.

Historia e fëmijëve

Eva dhe Endri Dumani gjenden në kampin Al Hol në Siri prej 6 vitesh. Në 21 tetor ka lënë një mesazh zanor në telefonin e familjarëve, Eva Dumani ku thotë: Ne jemi mirë. Për ne mos u bëni merak. Lufta është larg. Ca të bëhet për ne, do bëhet për të gjithë. Me gratë dhe fëmijët nuk ka punë kush”.

Eva dhe Endri Dumani u morën nga babai I tyre Shkëlzen Dumani për të shkuar në Siri. Ky I fundit u vra në betejë. Mënyra sesi kanë kaluar nga Shqipëria drejt Sirisë, është histori me vete e hetuar nga shteti shqiptar, ku rol të madh kanë pasur edhe punonjës policie që I kanë kaluar, pork jo është hetuar nga institucionet.

Në Siri, Eva dhe Endri kanë marrë emra të tjerë Sara dhe Talha. Pas vdekjes së të atit, fëmijëve nuk u është lejuar të kthehen.

Nëna e fëmijëve Mide Dumani, kërkon dëshpërimisht të kthehen fëmijët dhe ka kërkuar ndihmën e shtetit. Nëna që prej vitit 2014 ka denoncuar bashkëshortin dhe kërkon rikthimin dëshpërimisht të fëmijëve, por deri tani nuk ia ka dalë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img