
Dibra është e vetmja bashki në të cilën nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 6 Marsit.
Ndërkohë, vijon numërimi në 4 Bashkitë e tjera, ku deri më tani Durrësi, Rrogozhina dhe Lushnja kryesohen nga kandidatët e Partisë Socialiste, ndërsa Shkodra nga Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë”.
REZULTATET
Bashkia Shkodër:
Majlinda Angoni 2407 PS
Bardh Spahia 3007 Shtëpia e Lirisë
Xhemal Bushati 1114 PD
Bashkia Durrës:
Emiriana Sako 2184 PS
Ardian Muka 1202 Shtëpia e Lirisë
Luan Hoti 455 PD
Bashkia Rrogozhinë:
Edison Memolla 1582 PS
Hekuran Xhani 852 Shtëpia e Lirisë
Ferdinand Saraçi 569 PD
Bashkia Lushnje:
Eriselda Sefa 4362 PS
Elton Bano 2614 Shtëpia e Lirisë
Indrit Sefa 791 PD