Hapësire reklamuese

Bota

Vetëm kjo kategori udhëtarësh lejohet të hyjë në SHBA nga fillim i nëntorit

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm kjo kategori udhëtarësh lejohet të hyjë në

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara njoftuan lehtësimin e masave anti-covid duke lejuar udhëtimet për të gjithë shtetasit e huaj të vaksinuar nga fillimi i muajit nëntor.

Jeff Zients, kordinatori përgjegjës i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19 tha se shtetasve të huaj që udhëtojnë në SHBA do t’iu kërkohet prova e vaksinimit.

Udhëtarët do të duhet të tregojnë provën e vaksinimit para se të hyjnë në bordin e avionëve që nisen drejt SHBA. Një test COVID-19 gjithashtu do të vazhdojë të kërkohet brenda tre ditëve nga nisja dhe prova e rezultateve negative duhet të tregohet.

Bllokimi i  udhëtimeve jo thelbësore nga SHBA ka qenë në fuqi që nga fillimi i vitit 2020, duke nisur me Kinën dhe më pas duke u zgjeruar tek vizitorët nga Irani, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, 29 rajonet në rajonin evropian Shengen, Brazili, Afrika e Jugut dhe India.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu