Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Vetëm 4 ekselentë në Gjuhë-Letërsi dhe qindra ngelës, Rama u shkon maturantëve në diplomim: Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i kërkoi maturantëve që të mos heqin dorë ngë ëndrrat e tyre, ndërkohë ata prej ditësh ndodhen në një udhëkryq për shkak të provimeve të maturës ku sipas tyre kanë qenë të vështira.

albsig

Kujtojmë se maturantët kanë paralajmëruar protesta pasi pyetjet e provimeve ishin jashtë programit të tyre mësimor.

Në provimin e matematikes, të cilin e kryen në total 29829 maturantë, 1729 maturantë morën notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Në provimin e lëndëve me zgjedhje 1144 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke mbetur për në vjeshtë, ndërsa 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, dnërsa në provimin e Gjuhë-Letërsisë vetëm 4 maturantë arritën që të marrin notën 10-të.

Fjala e plotë e kryeministrit:

Do flas shumë shkurt! Janë disa që bërtasin shumë, ata është e sigurt që mund të bëhen deri deputetë, jo më shumë se aq!

Së pari, dua t’iu uroj nga gjithë zemra prindërit tuaj, në radhë të parë nënat tuaja. Nënat tuaja që ju kanë ndenjur pranë çdo ditë, që ju presin me zemër të ngrirë kur vonoheni në darkë dhe që duan për ju më të mirën e kësaj bote. Vajzave nuk ia kam merakun, çunave iu uroj që të mos i harrojnë kurrë sakrificat dhe mbështetjen e nënave dhe baballarëve.

Me këtë rast, nga këtu nuk ka vend më të mirë për t’i uruar me gjithë zemër të gjitha nënat dhe të gjithë baballarët e të gjithë maturantëve të këtij viti në Shqipëri.

Megjithatë edhe mësueset dhe mësuesit, me shumë mirënjohje, për të gjitha vështirësitë që kanë hasur, për gjithë kujdesin që kanë treguar, por edhe për gjithë respektin që ju tregoni për ta sepse kur u përmendën mësuesit dhe mësueset, ju duartrokitët me shumë zjarr dhe për këtë meritoni dhe ju respekt.

E fundit, më vjen keq që ju tani po ikni, ndërkohë që shkolla e re do hapet në shtator, por janë disa shkolla, pak shkolla, ndër të cilat është dhe Sami Frashëri, që nuk janë thjesht shkolla, por vëllazëri që vazhdon me vite dhe dekada.

Kështu që, unë nuk e kam pasur fatin të jem as të Samiu, as të Petro Nini, as të Ismail Qemali, unë i përkas kategorisë së dytë, kam qenë tek Liceu Artistik, por e përmbaj zilinë për ju. E përmbaj zilinë për ju sepse kështu është kjo jetë, nuk e kanë të gjithë fatin që kanë ata që të shkojnë tek Samiu dhe që shkojnë tek disa shkolla që janë kulte.

Po ashtu, besoj që këtu në këtë sallë, unë bashkë me ju maturantët, nga gjithë këta të rriturit, unë jam i vetmi që nuk kam as doktoraturë, as master. Kam një diplomë bojaxhiu, por ajo që është e rëndësishme është që ju kurrë të mos dorëzoheni për të realizuar çdo ëndërr që e shikoni me sy hapur. Nga ëndrrat me sy mbyllur bëni kujdes, por ëndrrat me sy hapur besojini dhe shkojini deri në fund.

Kjo botë është e atyre që nuk dorëzohen! Kjo botë është e atyre që me guxim dhe durim shkojnë drejt realizimit të ëndrrave të tyre dhe unë i uroj nga zemra të gjithave dhe të gjithëve ju që të realizoni ëndrrat tuaja!

Po e mbyll këtu tani se jam i bindur që asnjë nga ju nuk e kishte marrë malli për mua. Nëse ndonjërin e merr malli dhe po qe se televizori është i zënë, hapni frigoriferin se aty më keni.

Shumë faleminderit! Suksese dhe kini besim, besim, besim! Asgjë nuk është e pamundur nëse ju keni besim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img