Një 26-vjeçare në Itali ka pësuar trombozë cerebrale vetëm dy javë pasi mori vaksinën AstraZeneca.
Menjëherë e reja u shtrua në Poliklinikën e Milanos pasi pësoi trombozë cerebrale. Raportimet nga stafi i spitalit thonë se është ende herët për të përcaktuar një lidhje mes vaksinës që ka marrë pacientja dhe trombozës.
Mjekët shprehen se 26-vjeçarja tashmë është nën vëzhgim dhe se po i përgjigjet mirë terapive të ndjekuara deri më tani.