Hapësire reklamuese

Bota

Vetëm 21 vjeçe, kjo është Dafina Berisha, shqiptarja e parë që kandidon për deputete në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm 21 vjeçe, kjo është Dafina Berisha, shqiptarja e

Dafina Berisha, është shqiptarja e parë me prindër nga Kosova, e cila kandidon në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 26 shtator për një vend në Parlamentin e Gjermanisë.

21-vjeçarja do të kandidojë nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo do të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”, u shpreh Berisha.

Duke dhënë një intervistë në “Info Magazine”, Dafina Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në të gjithë teritorin e këtij shteti.

“Duhet të angazhohemi në politikë, në klube sportive sepse vetëm kur jemi aktivë mund të ndryshojmë diçka. Të huajt e tjerë janë shumë të organizuar sesa në shqiptarët. Ka shumë shqiptarë inteligjentë, por duhet angazhuar më shumë në organizim”, shprehet 21-vjeçarja Berisha.

Sondazh

Poll