Duket e pabesueshme por në një ishull të Karaibeve ju nevojiten plot 70 mijë dollarë që ta vizitoni, të paktën gjatë pandemisë.
Territori i vogël britanik jashtë shtetit i Montserrat, shtëpia e më pak se 5,000 njerëzve, ka pasur një qasje të re për të ruajtur elitën e saj turistike gjatë pandemisë.
Ishulli u rihap për punonjësit ndërkombëtarë në fillim të këtij viti, pasi ishte mbyllur që nga marsi i vitit 2020, kohë në të cilën kufizimet e hyrjes ishin rigoroze. Si turist duhet të kesh të ardhura minimale vjetore prej 70,000 dollarësh për t’u marrë parasysh.
Vetëm 21 udhëtar kanë bërë rezervimin deri më tani, sipas New York Times.
Por ka një lajm të mirë: Ishulli vullkanik do të rihapet për vizitorët e vaksinuar nga 1 tetori.
Asnjë pagë minimale nuk kërkohet, por do t’ju duhet të bëni një karantinë pesë-ditore dhe të bëni një test PCR në ditën e 4-të.