Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vetëm 12 raste të reja nga 2170 testime të Ministrisë, humb jetën një qytetar nga Prrenjasi

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm 12 raste të reja nga 2170 testime të Ministrisë, humb

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer 2,170 testime, janë 93 të shëruar dhe vetëm 12 raste të reja me covid. Fatkeqësisht është regjistruar 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  5 raste në Tiranë, 3 raste në Berat, 1 rast në Shkodër, Vau Dejës, Elbasan, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 42 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Prrenjasi, 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,308 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Maj 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      93

Të shtruar në spitale      42

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,170

Testime totale             717,696

Raste pozitive             132,309

Raste të shëruara        129,308

Raste Aktive                  551

Humbje jete                  2,450

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         237

Korçë            75

Shkodër       67

Vlorë             31

Elbasan        29

Berat             37

Lezhë           25

Gjirokastër   16

Fier                7

Kukës           9

Durrës          14

Dibër          4

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll