Anthony Scaramucci vetëm 10 dtë pas zgjedhjes si drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, ditën e sotme ai është larguar nga ky post.
Scaramucci, i cili e mori detyrën të premten e kaluar, kishte shkaktuar debat, pas thirrjeve të tij për një kundër një gazetari. Më herët shefi i stafit të Trump, Reince Priebus dhe zëdhënësi Sean Spicer, u larguan nga posti i tyre gjatë emërimit të tij, shkruan BBC.
Mediat amerikane bëjnë me dije se vendimi u mor nga shefi i ri i stafit të z. Trump, John Kelly. Ndërkohë së shpejti pritet dhe një deklaratë për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.