Vetëm 1 viktimë nga Covid-19 në Spanjë, qindra në Britani e Rusi, Brazili më problematik

Publikuar tek: bota, më 19:39 05-06-2020 Vetëm 1 viktimë nga Covid-19 në Spanjë, qindra në Britani e Rusi, Brazili më problematik Ilustruese

Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të afektuarve nga koronavirusi në vendet më të prekura në botë. Prej shumë ditësh Spanja regjistron numër minimal viktimash, ndërkohë që Britania, Rusia dhe Brazili janë shtetet më problematike.

Spanja ka gjithsej 27.134 viktima dhe 288.058 të infektuar. Sakaq, Britania ka shënuar 3357 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar në 40.261 numrin total të jetëve të humbura. Të infektuar në Mbretërinë e Bashkuar janë 283.311 të infektuar.

Edhe Rusia paraqitet problematike, me 144 viktima në 24 orët e fundit, 5528 në total, dhe 450 mijë infektime. Në vendin e dytë për sa i përket prekshmërisë është Brazili.

Vendi latin ka regjistruar 173 viktima në 24 orë, duke e çuar në 34.212 numrin total të të vdekurve, si dhe 621.877 të infektuar.

tab.JPG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096070766448975
array(1) { ["section"]=> string(93) "vetem-1-viktime-nga-covid-19-ne-spanje-qindra-ne-britani-e-rusi-brazili-me-problematik-209186" }