Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vetëm 1.7 sekonda, del tjetër VIDEO nga aksidenti me tre viktima, kabina e Audit u shtyp nga përplasja në mur dhe ra në rrugë

Shkruar nga Newsbomb

Pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës, kanë dalë në media dhe tregojnë një dinamikë tjetër të ngjarjes.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike.

Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës. Kjo goditje vertikale ka qenë fatale për tre të rinjtë, pasi kabina është shtypur nga përplasja në mur.

Kjo video shpjegon dhe përse mjeti ishte shtypur i gjithi në pjesën e sipërme, kur goditja mendohej se ishte vetëm ballore.

Audi i shkaterruar nga aksidenti ne Tirane

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan Neës, llogaritet në 1,07 sekonda", thotë gazetari Spartak Koka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese