Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vetëizolohet gazetari në Shqipëri, rezulton i infektuar me koronavirus

Shkruar nga Newsbomb
Gazetaret e terrenit, foto ilustruese

Drejtoresha e ISHP, Albana Fiço ka njoftuar se mes 25 personave të infektuar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, është edhe një gazetar, i cili nuk e ushtron profesionin. 

Ajo tregoi se gazetari është në gjendje të mirë dhe është vetëizoluar në shtëpi, ku po monitorohet nga mjeku i familjes.

Fiço nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e tij, por gjithçka pritet për t’u bërë me dije në orët në vijim.

Kujtojmë që në Shqipëri rezultojnë në total 609 raste të infektuara nga koronavirusi dhe 26 viktima.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu