Një 35-vjeçar në një fshat të Peqinit dyshohet se është vetëhedhur nga nga banesa e tij.
Policia me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se i riu është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Në fshatin Fatish, shtetasi U. M., 35 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga lartësia e banesës ku jetonte. Shtetasi U. M. është në spital, për asistencë mjekësore”, njoftoi policia.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Sondazh
Poll