Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Paraprakisht mësohet se një 19-vjeçare dyshohet se është vetëhemuar për shkaqe ende të paqarta.
E reja është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Elbasan/Informacion paraprak:
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.