Hapësire reklamuese

Rajoni

Vetë u infektua ndërsa babai i vdiq nga Covid-19, rrëqeth doktoreshë Tokjana: S'ja fal dot vetes, jam e dështuar...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_347726" align="alignnone" width=""]Tokjana Lajçi[/caption]

Doktoresha e QKUK-së Tokjana Lajçi, për 12 ditë i qendroi pranë babait të saj të infektuar me Covid-19, i cili nuk mund t'ja hidhte dot sëmundjes vdekjeprurëse që po merr mijëra jetë njerëzish anëembanë botës.

Edhe vetë doktoreshë Tokjana u infektua. Sakaq, sopranoja kosovare, Arta Jashari, ka publikuar një shënim prekës në facebook-un e saj, ku tregon bisedën që ka bërë me doktoreshën gjatë kohës që ishin në spital.

Sot Tokjana ka ditëlindjen, por sigurisht nuk ka menduar ta festojë, pas dhimbjes së madhe që i ka shkaktuar humbja e të atit.

“Nuk po ja fali dot vehtes,se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar ..”, i kishte pas thënë ajo sopranos Jashari.

Postimi i ndjerë

Mbreme mora nje mesazh shume te prekshem dhe dua te ndaj me ju .
Perderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashme i ndjere. Dr Tokjona per 12 dite rresht u kujdes per babin e saj te prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vehte dhe i qendroi afer deri ne frymen e fundit babit te saj.
Me tha : “ Nuk po ja fali dot vehtes , se jam Doktorreshe dhe kam deshtuar ..”
Sot, ne ditelindjen e saj desha te i them publikisht Tokjana Lajçi qe ti per te gjith ne qe jemi ne te njejtin vagon perballe kesaj tragjedie, qe ti nuk ke deshtuar , por je nje Heroine qe ke bere çmos per te shpetuar babin tend . Zoti te lehtesofte dhimbjen , i qofte dheu i lehte babit tend dhe te gjith atyre qe kane humbur ne kete beteje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu