Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Vetë është i pavaksinuar, por Gjokoviç ka 80% të aksioneve në një firmë që po zhvillon kurën kundër Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tenisti Novak Gjokoviç është pronar i 80% të aksioneve në një firmë daneze që po punon për të zhvilluar një banrë kundër koronavirusit, ndonëse vetë ka refuzuar të vaksinohet.

Tenisti numër një në botë u dëbua këtë javë nga Australia pasi qeveria i anuloi vizën për shkak se nuk ishte i vaksinuar. Por në vitin 2020, rezulton se Gjokoviç ka blerë 80% të aksioneve të firmës QuantBioRes.

Ivan Loncarevic, shefi ekzekutiv i kompanisë e konfirmoi lajmin për Reuters. Megjithatë ai tha një një intervistë për Financial Times se Gjokoviç nuk është kundër vaksinimit.

Kompania QuantBioRes ka rreth 11 shkencëtarë që punojnë në Danimarkë, Australi dhe Slloveni, të cilët po punojnë për zhvillimin e një kure kundër koronavirusit, dhe jo të një vaksine.

Në uebfaqen e kompanisë thuhet se puna për zhvillimin e një “mekanizmi deaktivizimi” të Covid-19 ka nisur që në 2020-ën.

Gjokoviç mund të humbasë edhe French Open në muajin mars, pasi qeveria franceze vendosi që të gjithë sportistët të jenë të vaksinuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img