Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

“Vetë e bëri i pari”, Basha sulmon Ramën për vaksinën: Sot do kishim një mjek më shumë të vaksinuar, jemi të tretët në botë për numrin e viktimave

spot_img

Lajme të ngjashëm

f1884cbffe6ae810e439f491655d7592

Kryedemokrati Lulzim Bahsa në një takim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë ka sulmuar kryeministrin Rama për shkak se ky i fundit e bëri vaksinën i pari.

Ai u shpreh se në vend të Ramës sot duhet të kishim një mjek më shumë të vaksinuar, ndërsa shtoi se është krim mënyra se si e ka menaxhuar Rama pandeminë.

Basha tha se Shqipëria është në vendin e tretë për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19.

“Të parët që kanë folur janë profesionistët. Ne i kemi dhënë zë shqetësimeve të tyre të drejta, pasi që nga marsi qeveria filloi avazin e çfarë thonin në mëngjes nuk e thonin në darkë. Fshehja e fakteve është bërë për të fshehur dështimin total për marrjen e masave adekuate. Nuk i kemi kërkuar Ramës të marrë masa si qeveritë e tjera perëndimore. Por që të jetë i fundit në nivel me vendet fqinje, është krim, kushton jetë. Është krim ndaj mijëra bashkëqytetarëve që nuk janë më. Nuk janë numra këto 6 mijë vdekje shtesë, që u detyruan t’i pranonin. Janë nëna, baballarë, motra e vëllezër, boshllëqe të priparueshme që ka lënë menaxhimi monstruoz i kësaj qeverie.

Duke patur parasysh çfarë qeverie e kryeministri kemi, heroizmi i mjekëve është i madh. Numri i mjekëve ë vdekur është në nivel rekord dhe për numrin e vdekjeve jemi të tretët në botë. Të përpiqesh t’ia hedhësh fajin mjekëve është cinike. Vetë e bëri vaksinën, me pretekstin se e bëri ky i pari. Sot do kishim një mjek më shumë të vaksinuar. Rama është i vetmi që nuk po bën detyrën e tij, por ishte i pari qëbëri vaksinën. Dhjetëra mjekë e kanë paguar me jetën e tyre. Tirana është shndërruar në një spital të madh, cdo familje, cdo shtëpi, ka të sëmurë. Ka nga ata që e paguajnë deri me jetë mungesën e mundësive financiare nga shteti”, tha Basha.

Më shumë

spot_img