Vështirësi me qarkullimin në Tiranë, policia kontrolle dhe masa të ashpra, VENDOS 134 gjoba (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:52 27-02-2018 Vështirësi me qarkullimin në Tiranë, policia kontrolle dhe masa të ashpra, VENDOS 134 gjoba  (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin. Bora zbardhi edhe zonat e ulëta duke përfshirë edhe kryeqytetin si pasojë e kësaj situate hasen vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Si rrjedhojë Policia Rrugore e Tiranës, ka marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.

Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga. Janë vendosur 134 masa nga të cilat: 45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik. 75 për parkime të gabuara. 14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh. Në të kundërt do t'i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë arrestuar shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kontrollet dhe masat do të jenë të ashpra.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra alarmante, rritet numri i vdekshmërisë te moshat e reja, shkak këto sëmundje (E PLOTË)
Shkatërrohet banda e trafikantëve në Tiranë, furnizonin me KOKAINË lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011676788330078
array(1) { ["section"]=> string(102) "veshtiresi-me-qarkullimin-ne-tirane-policia-kontrolle-dhe-masa-te-ashpra-vendos-134-gjoba-video-111601" }