Fituesi i Big Brother 8 Albania, Vesel Kurtishaj, ka vendosur të angazhohet në politikën e Kosovës.
Ai do të anëtarsohet ditën e nesërme në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nesër, më 1 Qershor 2016, në ora 9.30, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli do të jap solemnisht librezën e anëtarësimit në PDK, Vesel Kurtishaj, fitues i “Big brother Albania 8”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK.