Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Versioni i ri i COVID-19, OBSH jep detaje: Ja shteti që dyshohet se përhapi këtë variant të virusit

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha Teknike e Organozatës Botërore të Shëndetësisë, Maria van Kerkhove, ka deklaruar se versioni i ri i COVID-19 që u shfaq në juglindje të Anglisë është gjetur edhe në Danimarkë, Hollandë dhe Australi.

“Një lloj i ri i koronavirusit u shfaq në Danimarkë, Holandë dhe kishte një rast në Australi, por nuk u përhap më tej atje,” tha Van Kerkhove për BBC.

E pyetur nëse verisoni i ri i virusit erdhi nga Anglia jug-lindore, ajo e pohoi. “Sipas informacionit që Anglia ndan me ne, lloji i ri erdhi ose nga juglindja e Anglisë ose nga Londra,” tha Van Kerkhove.

Drejtoresha Teknike e OBSH tha se organizata është e shqetësuar pasi virusi ka shumë mutacione, ndërsa shtoi se lloji i ri i virusit nuk shkakton raste më të rënda, sipas rezultateve paraprake.

“Ne jemi të shqetësuar për përhapjen e virusit dhe faktin se ka shumë mutacione. Ne jemi të vetëdijshëm se lloji i ri nuk shkakton raste më të rënda sipas rezultateve paraprake, megjithatë, studimet janë duke u zhvilluar dhe ne do të shohim rezultatet,” tha ajo.


Më shumë