Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Versioni i “alternativ” i Berishës: Veprimtarët e PD kapën kriminelin elektoral prej fyti, nuk dihet nga cila armë u vra personi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha jep një version të ndryshëm nga sa dihet tani për ngjarjen në Elbasan dhe thotë se ka informacione të sakta për atë çka ka ndodhur.

Teksa akuzoi policinë se po fsheh ngjarjen, Berisha tha gjatë një interviste në “Euroneës Albania” se veprimtarët e PD-së ishin ata që arritën të ndalojnë “kriminelin elektoral” që shpërndante para me karta identiteti në makinë. Kujtojmë këtu se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për atë çka është gjetur brenda kësaj makine të pretenduar se po blente vota.

Por sipas Berishës, edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të mos ketë ndodhur nga arma e shoqëruesit të Gazment Bardhit. Berisha tha se kur në vendngjarje mbërriti policia, “kriminelët elektoralë” hapën zjarr duke plagosur veprimtarët e PD-së dhe një police.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

E kam ndjekur me shuëm interes, me shumë vëmendje. Ju sigurisht jeni e re dhe nuk ju kujtohet. Por ngjarja më ka rikujtuar një film të amerikës Latine, ku një grup përfaqësuesish zyrtarë shkonin e blinin vota nëpër fshatra. Ngjarja është shumë dramatike, sepse ndodhi në kontekstin më të shëmtuar të një fushate elektorale, në kontekstit e blerjes së votës. Unë u them informacionet që kam unë. Shtabi i PD është informuar se një makinë pa targa po shpërndan para dhe ka karta identiteti. Ata kanë shkuar në rrugë, veprimtarët e PD, e kanë kapur kriminelin elektoral për duarsh për fyti, për t’i marrë lekët dhe kartat. Ndërkohë ishte njoftuar dhe policia. Ka mbërrit policia, në këtë moment banda që shpërndante paratë ka lëshuar breshëri plumbash drejt tyre, dhe ka plagosur dy prej tyre. Dy persona që janë plagosur me kriminelët elektoralë janë plagosur. U plagosën këta, njeriu i armatosur me leje që ka qenë ish oficer policie, ka reaguar ndaj zjarrit me zjarr. Dy të partë janë plagosur këta dhe oficerja e policisë, me zjarrin pa filluar ky tjetri. Ndërkohë ka një viktimë që duhet të qartësohet se nga cila armë është qëlluar. Ajo që të bën përshtypje, janë këto gjëra, merri pak deklaratat e Ramës dhe Ballës, nuk kanë një ngushëllim për familjen e viktimës. Nuk vranë ata, ata u plagosën në mbrojtje të votës së lirë. Ndodhi një kacafytje, do të thotë që aty krimi po ndodhte. Policia po fsheh gjithçka.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img