Hapësire reklamuese

Bota

Versioni afrikan mund të infektojë më tepër të rinjtë, ekspertja izraelite: Nuk dimë si do ndikojë vaksina

Shkruar nga Newsbomb
Sharon Alroy-Preis

Një tjetër mutacion i Covid-19 është identifikuar në Afrikën e Jugut, ku shumica e të infektuarve janë të rinjtë.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe ekspertja e Shërbimeve të Shëndetit Publik në vend, Dr. Sharon Alroy Preis.

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk është e qartë se si vaksina aktuale do të ndikojë në përmirësimin apo zhdukjen e virusit Covid.

Alroy-Preis shtoi se lloji i ri është shqetësues sepse mund të çojë në nivele më të larta të infeksioni në mesin e popullatave më të reja.

Deklarata u bë gjatë një takimi, i cili përfundoi me vendimin për të zgjatur rregulloret aktuale të udhëtimit, duke përfshirë kërkesën për të hyrë në karantinë pas kthimit të tyre nga Izraeli.

Sondazh

Poll