Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

“Veriu blu, Jugu rozë”, Rama: Shqipëria është NJË! S’është koha për t’u bërë ujqër me njëri-tjetrin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në fjalimin e parë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare, kryeminstri Edi Rama tha se nuk është për t’u bërë ujqër me njëri-tjetrin, por për t’i shtrirë dorën për bashkëpunim, duke Iu referuar kundërshtarëve politikë.

Ai u shpreh se politika  mund të bëjë bashkë luftën e paqen, duke shtuar se nga jugu në veri të gjithë janë shqiptarë përpos faktit se jemi socialitë  apo demokratë.

albsig

Rama nuk harroi të përmendë dhe të ndjerin Bashim Fino, duke thënë se fatkeqësisht shqiptarët bëhen bashkë kur ka vdekje dhe zi.

“Jemi së pari njerëz dhe shqiptarë dhe se kjo jetë i jepet njeriut nga Zoti, jo për t’u bërë ujqër me njëri-tjetrin. Ndasia tjetër është ajo që duket edhe sot në hartën elektorale, mjafton të dallosh ngjyrat, një ndasi e kuptueshme për Shqipërinë e kahershme, dhe lëngatave, e mbuluar si dielli nga shosha në Shqipërinë komuniste dhe e ushqyer poshtërsisht në Shqipërinë e re demokratike. Pavarësisht nga fakti se nuk jemi socialist apo demokrat, e thërrasim të gjithë atë vargun “Shqipëria është 1 nga jugu në veri. Nuk është kjo as dita as vendi për ta tepruar, por është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD duke i bërë të qartë se mandatin e tretë dua t’ia kushtoj bashkimit, jo ndasive, punës jo sherreve. Politika na ka ndarë, politika mund të na bashkojë se është e vetmja fuqi mbi tokë që di t’i bëjë dhe luftën dhe paqen, dhe dhunën dhe punën, dhe sherrin dhe mirëkuptimin”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img