Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Verifikim për abuzimet me tenderat të ministria e Drejtësisë, REAGON Ylli Manjani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reagon ish-minsitri i Drejtësisë Ylli Manjani pasi prokuroria ka nisur verifikimi ndaj tij dhe Petrit Vasilit.

Sot 4 ish-funksionarë të ministrisë së Drejtësisë u vunë në pranga për abuzim me tenderat, ndërsa sipas prokurorisë do të verifikohen edhe dy ish ministrat në këtë dikaster nëse kanë pasur lidhje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish ministri Ylli Manjani ndër të tjera shpreh keqardhjen për ish zyrtarët e arrestuar.

Ndërkaq, për verifikimin ndaj tij dhe Vasilit shprehet se: “Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le ti verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë. Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është”.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Mirmëngjes!

Sapo u zgjova u njoha me lajme “bombastike” mbi disa arrestime zyrtarësh.

Mendova për një çast se kush e di çoa ndodhur me çështjen e unazës së re apo ndonjë koncension apo blerje votash….

Por jo! Ishin arrestuar disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë. Ende nuk kuptoj nëse janë arrestuar, pra me vendim gjykate, apo shoqëruar e ndaluar nga policia.

Nuk më erdhi mirë sigurisht! Janë punonjës të asaj Ministrie dhe për aq kohë sa kam punuar me ta, ndjej keqardhje.

Në disa lajme elektronike lexova se qenkam dhe unë bashkë me Petrit Vasilin në verifikim!!!

Une nuk di asgjë për këtë fakt, por nëse duan të verifikojnë apo hetojnë shumë mirë do bëjnë.

Nëse ky pushtet ka mbaruar punë me trafikun e drogës, kanabizimin e vendit, koncensionet e PPP, tenderat e infrastrukturës dhe abuzimet miliona e eurove, le ti verifikojnë edhe shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Drejtësisë. Biles edhe të kohës së sotme, se i njëjti personel është…

Unë nuk jam person me imunitet dhe as mbrohem nga parti apo njeri tjetër. Mendoj dhe shprehem lirisht për atë që mendoj, pavarësisht çmendojnë të tjerët.

Për të gjithë të interesuarit, miq e gazetarë nuk kam asnjë koment më shumë për këtë çështje.

Nuk kam ndërmend të bëj e as ti nënshtrohem gjyqeve popullore dhe elektronike. Aq më tepër për gjera të stisura…

Portaleve e mediave pro qeverisë, aq më pak lodhem ti sqaroj e tu jap ushqim që ata të vijojnë të vjellin kundër meje.

Vijoj të mendoj e shprehem lirisht mbi ato që mendoj, pa i marrë leje askujt!

Si gjithmonë!

Më shumë


spot_img









spot_img