Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Vëre kapuçin more budall", dëshimia e vajzës së Nazmi Çangut: Njëri nga autorët ishte pa maskë, nga e folura dukej nga Laçi, nëse e shoh mund ta njoh

Shkruar nga Newsbomb
"Vëre kapuçin more budall", dëshimia e vajzës

Xhelona Çangu, vajza e biznesmenit Nazmi Çangu, në dëshminë e saj në Polici ka thënë se njëri nga autorët që dhunoi babain e saj dhe i vodhi mbi 100 mijë euro ishte i pamaskuar.

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budall”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë”, ka thënë para hetuesve vajza e biznesmenit.

Më tej, ajo ka treguar se nga komunikimi njëri nga autorët (personi pa maskë) ka qenë nga zona e Laçit, dhe sipas Xhelona Çangut nëse e sheh përsëri, ajo mund ta njohë.

“Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku”, ka thënë Xhelona Çangu.

Kujtojmë se në orët e para të së dielës, familja e biznesmenit nga Fushë Kruja Nazmi Çangu ra pre e grabitësve të armatosur. Ata dhunuar kryefamiljarin dhe sipas raportimeve i kanë marrë mbi 100 mijë euro para e bizhuteri të cilat ai i mbante në shtëpi, në kasafortë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.