Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vera po afron dhe celuliti ju streson? Blerina zbulon si t'a zhdukni me këtë lloj masazhi

Shkruar nga Newsbomb

Marsi është muaji i duhur për të folur për masazhet anticelulit dhe modeluese. Mua të parës e më pas të gjithë juve që keni provuar thuajse gjithçka të fundit nga ana teknologjike, na duhet të pranojmë se pa masazhin me duar asnjë trajtim nuk do të kishte kurrësesi rezultatet e duhura. I bazuar në qarkullimin e gjakut, sipas ritmit biologjik, ky masazh që në të vërtetë njihet mes profesionistëve si linfodrenues është qershia mbi tortë.

 

Ai kalon nëpër faza të ndryshme, si nxehja e trupit, skuqja e lëkurës, përpunimi me duar, coptimin me anë te godititjeve dhe drejtimi i toskinave drejt rrugëve urinare. Masazhi anticelulit nuk është sfilitës vetëm për terapistët që e kryejnë atë, pasi ezauron thujase të gjitha energjitë e tij, por edhe për vetë të masazhuarit të cilët pjesën e parë të seancave e kalojnë mes një procesi të dhimbshëm , i cili konsumon energjitë njëlloj si pas një kursi danci, apo një ore intensive në paletër. Kjo për arësyen e vetme se celuliti që të jetë i dukshëm, ka formuar depozitat e tij yndyrore, të cilat pengojnë lëvizjen e gjakut në ato vende ku ai është lokalizuar dhe ngadalësojnë qarkullimin e tij. Sa më shumë trupi dhe kryesisht pjesët me celulit masazhohen, aq më shumë gjak do të qarkullojë në organizëm dhe kjo sjell edhe lodhjen trupore. Sepse nën lëkurë, riprodhimi dhe funksionimi i qelizave nis të kryhet me një ritëm më të shpejtë rinovues dhe ndryshes. 

Cikli i nevojshëm i masazheve!

Normalisht edhe kryerja e masazheve anticelulit ka protokollin e tij të nevojshëm. Ato duhet të kryhen për dy muaj me radhë, dy senca çdo javë. Dhe më pas për gati një vit është e nevojshme që të kryhen senca mirëmbajtje një herë në 15 ditë (pra dy seanca në muaj), kjo si një mënyrë përshtatshmërie me vendin ku më parë ka qenë masa dhjamore ose likidet yndyrore, që pas kryerjes se masazheve anticelulit mbeten bosh dhe vijnë duke u zvogëluar. Seancat e mirëmbajtjes kanë për qëllim pikërisht këtë gjë, mos rikrijimin e tyre dhe rimbushjen e qeskave me toksina.

Sa duhet të zgjasë nje masazh anticelulit!

Masazhet, edhe pse fokusin e tyre kanë këmbët në te vërtetë duhet të përfshijnë të gjithë trupin. Pasi procesi i shkarkimit të toksinave duhet të përshkojë rrugën që bën gjaku deri në kanalet urinare. Kështu që është e nevojshme që gjatë seancës anticelulit të drenojmë edhe krahet, barkun dhe abdominale. Masazhi i mirë shkon deri në 30 minuta, ose ne raste kur trupi është mbipeshë edhe më shumë, për shkak të hapsirave dhe gjerësive të mëdha trupore që trajtohen. Shumë herë pyesim nëse mund të kryejmë të reduktuar numrin e seancave, nëse ne vend të protokollit terapeutik të pëtcaktuar nga profesionistët, të zgjedhim të bëjmë gjysmën e seancave. Profesionalisht do të thoja me siguri absolute qe jo, sepse cikli i masazheve anticelulit është i ndërtuar në mënyrë të tillë që 6-8 seancat e para trupi të lëvizë dhe të drejtojë drejt rrugëve urinare toksinat, te coptojë masën dhjamore dhe të nisë urinimi i shpeshtë gjatë ditës dhe natës (sepse besoj e kuptuam që terapistët e masazheve modelojnë dhe shkarkojnë celulit nëpërmjet urinimit) dhe pjesën e mbetur të seancave trupi nis të rimodelohet ( kemi reduktim të perimetrave) dhe të pastrohet deri në pamjen e dëshiruar. Veç kësaj gjatë seancave është shumë e rëndësishme që te ndiqen në mënyrë rigoroze të gjitha këshillat ushqimore qe rekomandon trajtimi./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese