Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vera e fundit e qetësisë politike dhe pragfushata/ 7 vjet opozitë, asnjë i ri krah Bashës, kryedemokrati shfaqet krah ish-zyrtarëve

Shkruar nga Newsbomb
Nga dalja e fundit e Bashes

Kjo verë që sapo mbërriti është vera e fundit e qetësisë politike pasi në shtator do trokasë pragfushata elektorale 2021, shkruan newsbomb.al.

Pretendenti kryesor për t’i zënë vendin Edi Ramës është lideri i së djathtës, Lulzim Basha.

Një mandat i dytë në opozitë për Partinë Demokratike ky, e cila u përball me disa precedentë të rrallë politikë, djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh.

Mesa duket, Basha do jetë pa asnjë pushtet përballë Ramës dhe kjo mund ta avantazhojë, por mbetet për t’u vlerësuar.

Lideri i së djathtës ka disa avantazhe të tjera në krahasim me Ramën; koha. Ai mund të bëjë diferencën përballë pushtetit të Ramës dhe ka nisur të bëjë diçka ndryshe.

Por duket që Basha vijon të humbasë kohë. Shtatë vite në krye të opozitës, vështirë se mund të gjesh ndonjë të ri të Bashës në krah të tij, përveç ish-zyrtarëve dhe funksionarëve të kohës së Berishës. Kjo u duk edhe në një takim të rëndësishëm që Basha pati sot me prodhuesit shqiptarë. Në krah të Bashës ndodheshin të gjithë njerëz të provuar, pra të Berishës, si ish-ministër, ish-zëvëndësministër, ish sekretarë të Përgjithshëm, por asnjë i ri, apo i paprovuar me pushtetin, sërish, pas 7 viteve në opozitë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu