Veprimi i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat para disa ditësh bëri xhiron e rrjetit.
Ylli i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë duke e zëvendësuar me një shishe me ujë.
Teksa, u bëri thirrje të gjithëve që të konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.
Duke qenë se Ronaldo është një person me një influencë të madhe, ky veprim i tij ka shkaktuar një humbje të madhe te kompania. Më herët u bë e ditur se pija e famshme humbi 4 milardë dollarë vetëm nga ky veprim i Ronaldos.
Mirëpo, menjëherë pas këtij veprimi të shumtë kanë qenë ata persona të cilët i kanë kujtuar Ronaldos se dikur ai ka qenë imazh i Coca-Colës dhe KFC-së dhe Mcd’s.