Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Veprime fiktive për të marrë kredi të butë nga shteti”, vettingu shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla

Shkruar nga Newsbomb
“Veprime fiktive për të marrë kredi të butë nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli sot vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 14 qershor, Komisioni konstatoi përfitimin e një kredie të butë nga Bashkia e Fierit, ndërkohë që kishte vendosur mosfillimin e hetimit mbi zyrtarët lokalë që akuzoheshin për shpëdorim detyre në ndarjen e banesave sociale. Zifla u mbrojt duke sjellë në vëmendje se, edhe pas ripahjes së hetimit të urdhëruar nga gjykata, kjo e fundit kishte vendosur pafajësi për të pandehurit.

Gjithashtu KPK evidentoi kryerjen e veprimeve fiktive për përfitimin e kredisë, për të cilat prokurorja Zifla tha se kanë qenë të diktuara nga kushtet financiare dhe për strehimin e fëmijëve.

Prokurorja Zifla u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, shkruan Birn.

Alketa Zifla e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Tepelenës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore në Fier, ndërsa në 2013-ën u transferua në prokurorinë e Tiranës.

Me ngjitjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetor 2017, Zifla u emërua shefe e kabinetit. Pas largimit të Markut, ajo u rikthye në Prokurorinë e Tiranës. Procesi i vetingut për Ziflën u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll