Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vepra penale kundër procesit zgjedhor, arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim tre të tjerë

Shkruar nga Newsbomb

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në Tiranë bazuar në prova, për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, arrestuan në flagrancë 3 persona.

Në pranga u vunë shtetasit P.P., 45 vjeç, D.D., 47 vjeç dhe A.P., 35 vjeç, nga Babrruja. 

Gjithashtu u shpallën në kërkim 3 shtetasit: L.M., R.N. dhe B.P. për të njëjtën vepër penale.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll