Kryeministri Edi Rama së bashku me dy artistët Adrian Paci dhe Edi Hila kanë marrë pjesë në çeljen e ekspozitës shqiptare në galerinë e universitetit të njohur të arkitekturës në Londër “Architectural Association School of Architecture” (AA).
Ekspozita e quajtur “Monumetet potenciale të parealizuara të së ardhmes” është një punë e dy artistëve shqiptarë e prezantuar gjithashtu edhe vitin e kaluar në Bienalen e Venecias gjatë ekspozitës ndërkombëtare të arkitekturës.
Dy artistët prezantojnë në punën e tyre mënyrën se si modernizmi mund të përshtatet nëpërmjet refleksionit me dinamikat sociale dhe kulturore
Duke u fokusuar në ndërtesa si dhe në proceset e ndërtimit dhe elementeve të papërfunduar arkitektonik, aritstët shmangin pikpamjen tradicionale të arkitekturës. Në pikpamjen e krijuar nga fragmente dhe plane të papërfunduara, paraqitet një koncept i ri si një vlerë që duhet ruajtur. Kjo ekspozitë sugjeron një drejtim tjetër për veprimet ariktekturore.
Në pikturat e Edi Hilës, paraqitet një model konceptual për transformimin e gjurmëve të modernitetit brenda monumeteve potenciale.
Vepra e Adrian Paci përbëhet nga dy element: një video projeksion brenda galerisë së AA dhe një kolonë e shtrirë horizontalisht jashtë galerisë në sheshin “Bedford”.