Hapësire reklamuese

Bota

Venezuela prej 3 ditësh në errësirë, presidenti jolegjitim Maduro akuza SHBA dhe opozitës

Shkruar nga Newsbomb

Prej 3 ditësh Venezuela ndodhet në terr masiv si pasojë e defekteve në impiantin kryesor hidroenergjitik të vendit.

Spitalet dhe qendrat e emergjencës në vend janë në gjendje kritike pasi mbahen në punë me tepër vështirësi.

Presidenti Nikolas Maduro që tashmë është shpallur si jolegjitim dhe opozita e drejtuar nga Juan Guaido dhe që ka mbështetjen e SHBA-ve, vazhdojnë me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Maduro ka akuzuar opozitën për sabotazh, ndërsa zëvendësi i tij, ministri i Komunikacioneve, Jorge Rodrigez ka drejtuar gishtin nga SHBA, duke thënë se ndërprerja e energjisë ka ardhur si pasojë e një sulmi kibernetik amerikan.

'Është një sulm brutal nga qeveria amerikano-veriore e Donald Trump, që nuk resht së menduari se si të dëmtojë Venezuelën, që nuk resht së menduari bashkë me aleatët e tij këtu, se si të grabisin paratë e Venezuelës', është shprehur Rodrigez.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu