Hapësire reklamuese

Politikë

“Vendosi kamera kudo”, Anila Hoxha tregon historinë e 35-vjeçarit Jetnor Zh

Shkruar nga Newsbomb
“Vendosi kamera kudo”, Anila Hoxha tregon historinë e

Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë në rrjetet e saj sociale historinë e  e 35-vjeçarit Jetnor Zh., i cili tronditi opinioni publik pasi “burgosi” brenda në shtëpi gruan dhe fëmijët e tij.

Hoxha tregon se Jetnori u takua me bashkëshorten shumë vite më parë, që kur ishin në auditorët e Fakultetit Ekonomik. Ajo shkuan se ata se kishin 12 vite të martuar dhe sollën në jetë dy fëmijë. Situata ndyshoi kur 35 vjeçari filloi të kishte paranojë dhe të ndjente rrezik rreth tij.

Shkrimi i plotë i gazetares:

Përtej lajmit …

Ata u njohën në auditorët e Fakultetit Ekonomik.

Ai si dhe ajo spikatën me rezultatet e larta.

Lidhën kurorë 12 vite më parë. Sollën në jetë dy fëmijë.

Gjithçka dukej perfekte së jashtmi, të pandashëm dhe të shoqëruar ngado me njëri-tjetrin.

Dukeshin në harmoni!

Deri dje, kur "maskat" ranë dhe dera u hap.

Ajo nuk kishte telefon. As rrjete sociale.

Ai vetëm Instagram.

"Një dashuri e fortë ajo mes tyre" - shpjegon një nga miqtë e çiftit, jo shumë orë mbasi Jetnor Zh., u arrestua për dhunë në familje dhe shkaktim të vetvrasjes të mbetur në tentativë të njeriut të zemrës.

Policia konfirmon në mënyrën e saj, se e reja qëndroi gjatë në heshtje dhe duke mohuar izolimin.

Ngjan e pabesueshme - gati ulëret - mikesha e gruas 35-vjeçare.

Të befasuarit nuk pranojnë dot versionin hetimor që tregon se si Jetnor Zh., mbylli për gati një vit në banesë bashkëshorten, dy fëmijet dhe nënën. Se si iu vendosi kamera ngado, në korridor, dhomën e ngrënies dhe në dhomën e gjumit. Si instaloi në korridor bllokuesin e valëve të telefonit. Mbylli prizat.

“E bëj se na përgjojnë, duan t’na vrasin. E di unë që po” - shprehej Jetnori. Por më tepër se sa një xhelozi, ajo nga çfarë vuante i riu ishin problemet e shëndetit mendor, të pa diagnostifikuara nga familja. Prindërit vinin shpesh, nga Krasta sepse e kishin kuptuar që djali kishte probleme. Në fillim qe xheloz. Pastaj u bë paranojak. Dhe në fund i dhunshëm. Ja kështu - e shpjegojnë të njohurit e të dyve.

Por thyerja e 35-vjecarit nisi një vit më parë. La punën. Punonte në një institucion tatimor. Sepse kishte frikë nga diçka. Nga diçka që ishte vetëm në kokën e tij.

Më pas frikë nga përgjimet, frikë nga ata që duan të na bëjnë keq. Dhe u mbyllën. I mbylli.

Dilnin bashkë kur bënin pazar - shpjegon fqinja. Kishim dëgjuar që grindeshin. Po shton policia - kërkuam të kuptonim çfarë ndodhte aty, por gruaja nuk fliste. As nëna e tij që erdhi tri ditë më parë.

Derisa fëmija 9 vjeç foli. Fëmija tregoi se nëna qante. Se e ëma i përgjërohej që t’i zbonte armiqtë nga koka. Ata grindeshin - pëshpëriti e vogla.

Të tjerat ishin prova në strehën e tyre. Kamera. Kontrolle gjithandej. Bllokues valësh. Letra në formatin A4, qe vajza dikur gazmore, i shkruante mes lotësh. Aty në shtëpinë e kqyrur me kamera dhe e mbyllur në mes të katër mureve.

Rrëfehej e zbraste shpirtin e lodhur, duke bërë monolog mbi letër.

“Çfarë ka ndodhur me ty?- pyeste e reja që shkruante trishtimin e saj për ndryshimin e katerciptë të njeriut që deshi.

Nuk kishte përgjigjje për të, familjes së saj po u ngushtoheshin horizontet si në një kuti konserve. Muret po i gllabëronin.

Ndaj i kish thënë disa herë familjes “po më ndodhi gjë, flisni mirë te fëmijët për mua”… Ishte paralajmërim dhe thirrje për ndihmë!

Kur policia trokiti në derën e tyre, nëna e tij u përgjigj - e ka çelësin djali. Ai u kthye në banesë, i qetë dhe i palexueshëm, mbase i bindur se s’kish bërë asgjë të ndaluar.

Për fat të gjithë jetojnë.

Ai përfundoi në burg, sepse nuk e kuptuan që kishte nevojë për një mjek.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese