Hapësire reklamuese

Politikë

Vendosi emrin e mësueses së vdekur në listën e kandidatëve, justifikohet Kujtim Gjuzi: Kemi qenë të ngarkuar, lista është bërë 1 vit më parë

Shkruar nga Newsbomb
Kujtim Gjuzi

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ditën e djeshme në listën e kandidatëve për deputetë kishte përfshirë edhe emrin e Perika Xhulit, e cila ka ndërruar jetë 4 muaj më parë.

Gafa e tij u bë virale në media, ndërkohë që në një prononcim për Abc Neës, ai është justifikuar duke thënë se ishte vetëm një lapsus.

Sipas tij, lista është e një viti më parë, por nga ngarkesa e madhe është harruar për t’u zëvendësuar emri i mësueses së ndjerë.

“Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar.

Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa.

Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë”, tha Gjuzi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu